World Missionary Press

Rruga Pėr Tek Zoti - Albanian

Bookmark and Share  


E drejta e autorit, 1995 nga Rose Stair Goodman. Illustrimi i kapakut: Edwin B. Wallace.  Nga Meryl Esenwein: illustrimi i mėsipėrm dhe ato tė faqeve 10, 12, 14, 16, 27, 29, 39, 41, 42, 44, 46, 47 dhe 48. Bibla- Diodati i Ri. 

Copyright 1995 The Albanian Bible Society.  Used by permission.


ZOTI KRIJOI BOTĖN DHE TE GJITHA QENIET E GJALLA 1

Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn. —Zanafilla 1:1 

Sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe.... —Kolosianėve 1:16 

Qofshin tė bekuar nga Zoti, qė ka bėrė qiejtė dhe tokėn. Qiejtė janė qiejtė e Zotit, por tokėn ai ua ka dhėnė bijve tė njerėzve. —Psalmeve 115:15, 16 

Toka ishte e pėrsosur kur Zoti ia dha njeriut. Lexo kėtė broshurė dhe do tė zbulosh se ēfarė ndodhi.


ZOTI NA KRIJOI NE — 2

Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin [pushtetin] e tij...mbi gjithė tokėn...." —Zanafilla 1:26


NJERIU U BĖ NJĖ SHPIRT ME JETĖ —  3 

Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė. —Zanafilla 2:7 

Pastaj Zoti Perėndi tha: "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; unė do t'i bėj njė ndihmės...." Atėherė Zoti Perėndi e futi nė njė gjumė tė thellė njeriun, tė cilin e zuri gjumi; dhe mori njė nga brinjėt e tij dhe e mbylli mishin nė atė vend. Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu. —Zanafilla 2:18, 21, 22 

Shpirt me jetė do tė thotė se ne do tė jemi diku pėrgjithmonė.


ADAMI DHE EVA NUK IU BINDĖN ZOTIT — 4, 5

Ne nuk duhet ta dėgjojmė kurrė zėrin e Satanit.

ZOTI Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante. Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: "Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri". —Zanafilla 2:15-17 

GJARPRI, GJITHASHTU I QUAJTUR DJALLI OSE SATANI DISKUTOI AUTORITETIN E ZOTIT DHE GĖNJEU. 

Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni pėr tė vdekur aspak." Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t'u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte e dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori...e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj...dhe hėngri edhe ai. —Zanafilla 3:4, 6


ADAMI DHE EVA S'MUND TĖ QĖNDRONIN MĖ NĖ KOPSHT — 6

...Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qėllim, qė tė punonte tokėn nga e cila kishte dalė.... Ai...vendosi...kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės. —Zanafilla 3:23, 24


DITA KUR ADAMI DHE EVA MĖKATUAN ISHTE — 7
E TRISHTUESHME PĖR RACĖN NJERĖZORE
 

...Ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit.... —Romakėve 5:12 

Diēka qė nuk duhet harruar 

Ēdo njeri lind me natyrė mėkatare dhe njė ditė do tė vdesė sepse vdekja erdhi nga mėkati. (Lexo pėrsėri Romakėve 5:12.)


PLANI I ZOTIT PĖR TĖ NA SHPĖTUAR NGA MĖKATI ISHTE DĖRGIMI I BIRIT TĖ TIJ TĖ VETĖM — 8

Pėr tė hyrė tek njerėzit, Biri i Perėndisė erdhi si njė foshnjė.

"Dhe ajo do tė lindė njė Djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jezus, sepse Ai do tė shpėtojė popullin e Tij nga mėkatet e tyre". —Mateu 1:21

Sepse tek Ai [Krishti Jezus] banon trupėrisht gjithė plotėsia e Hyjnisė. —Kolosianėve 2:9


JEZUSI ĖSHTĖ ZOTI NĖ FORMĖN NJERĖZORE  — 9

Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne.... —Gjoni 1:1, 14 

E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit...: "Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"". —Mateu 1:22, 23 

Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes. —Isaia 9:5


JEZU KRISHTI FLIJIMI YNĖ I PĖRKRYER — 10

...Ai nuk njihte mėkat.... —2 Korintasve 5:21 

Ai nuk bėri asnjė mėkat.... —1 Pjetrit 2:22 

Asnjė flijim qė njeriu mundi tė bėnte nuk ishte aq i PĖRKRYER sa tė shlyente mėkatin. 

Sepse ėshtė e pamundur qė gjaku i demave dhe i cjepve tė heqė mėkatet. —Hebrenjve 10:4 

Jezusi ėshtė qengji i Perėndisė. "Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!" —Gjoni 1:29b


JEZUSI U FLIJUA PĖR TĖ NA SHPĖTUAR NE — 11, 12

Jezusi u kryqėzua nė njė kryq prej druri sepse njerėzit mizorė e urrenin Atė. Por vdekja e tij ishte planifikuar nga Zoti. Jezusi me vullnetin e tij u flijua pėr t'ju shpėtuar ju dhe mua nga mėkatet tona. Jezusi tha: "Askush nuk mund tė ma heqė, por e lė nga vetja; unė kam pushtet ta lė e pushtet ta marr pėrsėri...." —Gjoni 10:18 

NE JEMI SHPENGUAR NGA GJAKU I QENGJIT TĖ ZOTIT 

...Ju jeni shpenguar [riblerė] jo me anė gjėrash qė prishen, si argjendi ose ari,...por nga gjaku i ēmuar i Krishtit, si tė Qengjit pa tė metė dhe pa njollė. —1 Pjetrit 1:18, 19 

ASNJE FLIJIM TJETER S'MUND TA SHLYEJ MĖKATIN

 ...Ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezu Krishtit, qė u bė njė herė pėr tė gjithė. —Hebrenjve 10:10

...Duke qenė tani tė shfajėsuar nė gjakun e tij, do tė shpėtojmė nga zemėrimi me anė tė Tij. —Romakėve 5:9

Kur ende ishim mėkatarė [tė pabindur ndaj Perėndisė], Krishti vdiq pėr ne.  —Romakėve 5:8

 


KUSHDO QĖ BESON NĖ BIRIN E PERĖNDISĖ — 13
DO TĖ KETĖ JETĖ TĖ PĖRJETSHME  

Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. —Gjoni 3:16 

Ai na nxori nga pushteti i errėsirės dhe na ēoi nė mbretėrinė e Birit tė tij tė dashur, nė tė cilėn ne kemi *shpengimin me anė tė gjakut tė tij dhe faljen e mėkateve. —Kolosianėve 1:13, 14 

*Shpengim do tė thotė se ne u riblemė.


AI U RINGJALL! — 14

Por engjėlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: "Mos kini frikė, sepse unė e di se ju kėrkoni Jezusin, qė u kryqėzua. Ai nuk ėshtė kėtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thėnė; ejani, shikoni vendin ku qe vėnė Zoti". —Mateu 28:5, 6

 


JEZUSI U RINGJALL NGA TĖ VDEKURIT — 15 

"Jam i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallė nė shekuj tė shekujve, amen; dhe unė i kam ēelėsat e vdekjes e tė Hadesit [Ferrit]". —Zbulesa 1:18 "

...Sepse unė jetoj, edhe ju do tė jetoni". —Gjoni 14:19 

Ne s'kemi mė pse t'i trembemi vdekjes sepse Krishti e ka mposhtur vdekjen dhe ka pushtet mbi vdekjen. Kur tė kem frikė, do tė mbėshtetem te ti. —Psalmeve 56:3 (Shikoni faqen 46 pėr premtimet e Zotit.) 

JEZUSI MUND T'JU SHPĖTOJĖ JU DHE PO LUTET PĖR JU Kurse ai, mbasi qėndron pėr jetė tė jetės,...mund tė shpėtojė plotėsisht ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė, sepse gjithmonė rron qė tė ndėrmjetėsojė pėr ta. —Hebrenjve 7:24, 25


JU DHE UNE MUND TE KEMI JETĖ TĖ PĖRJETSHME — 16

Cilėn rrugė po merr TI? 

Jezu Krishti ėshtė RRUGA pėr JETĖ tė pėrjetshme me Perėndinė. 

Djalli ose Satani ėshtė rruga drejt VDEKJES sė pėrjetshme.

Ky djalė bėn zgjedhjen e drejtė pėr nė jetėn e pėrjetshme.


CILĖN ZGJEDHJE DO TĖ BĖNIT JU? — 17 

"...Zgjidhni sot kujt doni t'i shėrbeni...." —Jozueut 24:15

 "...Zgjidh, pra, jetėn qė tė mund tė jetoni ti dhe pasardhėsit e tu". —Ligji i Pėrtėrirė 30:19 

JEZUSI ĖSHTĖ RRUGA PĖR NĖ JETĖN E PĖRJETSHME 

"Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi". —Veprat 4:12 

"Unė, unė jam Zoti dhe pėrveē meje nuk ka Shpėtimtar tjetėr". —Isaia 43:11


PSE DUHET TĖ ZGJEDHIM JEZUSIN NĖSE — 18- 21
DUAM JETĖ TĖ PĖRJETSHME? 

1. Ishte Krishti ai qė erdhi. "...Unė kam ardhur qė tė kenė jetė...." —Gjoni 10:10 2. Ėshtė Krishti qė na deshi dhe vdiq pėr ne. 

...Biri i Perėndisė...mė deshi dhe dha veten pėr mua. —Galatasve 2:20

 Jezusi u bė njeri i gjallė si jemi ne, "qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė ēlironte tė gjithė ata qė nga frika e vdekjes i ishin nėnshtruar robėrisė pėr tėrė jetėn." —Hebrenjve 2:14, 15 

3. Vetėm gjaku i Krishtit ėshtė ilaē pėr mėkatet tona. ...Ėshtė gjaku qė bėn shlyerjen e fajit pėr jetėn. —Levitiku 17:11 

...Gjaku i Jezu Krishtit, Birit tė Tij, na pastron nga ēdo mėkat. —1 Gjonit 1:7 

Nė tė cilėn ne kemi shpengimin [shpėtimin] me anė tė gjakut tė tij dhe faljen e mėkateve. —Kolosianėve 1:14

4. Krishti ėshtė ai qė u ringjall nga tė vdekurit. 

Duke ditur se Krishti, qė u ringjall prej sė vdekurish, nuk vdes mė; vdekja s'ka mė pushtet mbi tė. —Romakėve 6:9 

Dhe ai ka vdekur pėr tė gjithė, me qėllim qė ata tė cilėt jetojnė, tė mos jetojnė qė sot e tutje pėr veten e tyre, po pėr atė qė vdiq dhe u ringjall pėr ta. —2 Korintasve 5:15 

Jezusi tha: "...Sepse unė jetoj, edhe ju do tė jetoni". —Gjoni 14:19

5. Ne duhet tė kemi Frymėn e Krishtit brenda nesh qė tė bėjmė jetė tė pėrjetshme. Krishti nė ju, shpresė lavdie. —Kolosianėve 1:27c 

Dhe nė qoftė se Fryma i atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t'u japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė Tij qė banon nė ju. —Romakėve 8:11 

SIGUROHUNI NĖSE SHPIRTI I KRISHTIT JETON BRENDA JUSH

 ...Nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij.  —Romakėve 8:9


SI MUND TA GJENI JETĖN E PĖRJETSHME — 22

Ndiqni rrjeshtat udhėzuese qė fillojnė nė faqen 24.

Edhe fėmija njihet nga veprimet e tij. —Fjalėt e urta 20:11

"Jezusi mė do mua, kėtė unė e di pasi Bibla mė thotė kėshtu".


JEZUSI I DO TĖ GJITHĖ FĖMIJĖT —  23 

Atėherė Jezusi i thirri fėmijėt pranė vetes dhe tha: "I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė dhe mos i pengoni, sepse e tyre ėshtė mbretėria e Perėndisė". —Luka 18:16 

"Kėshtu ėshtė dėshira e Atit tuaj qė ėshtė nė qiej, qė asnjė nga kėta tė vegjėl tė mos humbasė". —Mateu 18:14 

Pavarėsisht se kush jeni apo ku banoni, Jezusi ju do ju dhe vdiq pėr ju; Jezusi do qė edhe ju ta doni. Ju mund ta tregoni dashurinė tuaj pėr Jezusin duke iu bindur Atij. "Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia". —Gjoni 14:15


SI TA GJENI RRUGĖN TUAJ PĖR TEK ZOTI — 24 - 28

1. Pranojeni qė jeni mėkatarė (qė nuk i jeni bindur Zotit). Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė. —Romakėve 3:23 

2. Ejani tek Perėndia nėpėrmjet Jezu Krishtit. Nė fakt njė ėshtė Perėndia, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri. —1 Timoteut 2:5 

Prandaj edhe ai [Jezusi] mund tė shpėtojė...ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė.... —Hebrenjve 7:25 

Jezusi tha: "...Atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė". —Gjoni 6:37

3. Pendohuni pėr mėkatet tuaja. (Tė pendoheni do tė thotė t'ju vijė aq keq sa tė hiqni dorė nga mėkatet.) "Pendohuni, pra, dhe kthehuni, qė tė shlyhen mėkatet tuaja...." —Veprat 3:19

 Zoti...ėshtė i durueshėm ndaj nesh, sepse nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim. —2 Pjetrit 3:9 

4. Rrėfejini mėkatet tuaja para Jezusit. (Tė rrėfeni do tė thotė tė tregoni apo pranoni.)

Po t'i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet.... —1 Gjonit 1:9

Nė rrjeshtat e mėposhtėm shkruani ose shtypni vargjet nga letra 1 Gjonit 1:9 qė ndodhen nė duart qė luten nė faqen 25.

______________________________________________
______________________________________________
______________________________________________
______________________________________________

5. Braktisni mėkatet tuaja. (Braktisni do tė thotė hiqni dorė.) 

Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do tė ketė mbarėsi; por ai qė i rrėfen dhe i braktis ato, ka pėr tė fituar mėshirėn. —Fjalėt e urta 28:13 

Largohu nga e keqja dhe bėj tė mirėn.... —Psalmeve 37:27

 

Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo...ėshtė dhurata e Perėndisė. Efesianėve 2:8

6. Beso tek Jezu Krishti.

...Po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh. —Romakėve 10:9

..."Beso nė Zotin Jezu Krisht dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote". —Veprat 16:31

7. Pranoje Jezu Krishtin nė zemrėn dhe jetėn tėnde. Vetėm ti mund ta hapėsh derėn e zemrės tėnde dhe tė ftosh Jezusin tė hyjė brenda. Jezusi tha: "Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai, dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua". —Zbulesa 3:20 

Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij. —Gjoni 1:12


UDHĖRRĖFYES LUTJESH — 29

Nė se ju nuk jeni lutur mė parė dhe keni nevojė pėr ndihmė pėr t'u lutur, ju mund tė ndiqni lutjen e mėposhtme si udhėzues: 

I dashur Zoti Jezus! Tė falenderoj Ty qė vdiqe mbi kryq pėr tė shlyer mėkatet e mia. Mė vjen keq pėr tė gjitha tė kėqijat qė kam bėrė. Tė lutem hyr nė zemrėn time dhe jeto pėrgjithmonė atje. Unė besoj pikėrisht tani se do tė mė pastrosh shpirtin. Unė tė konsideroj ty si tė vetmin shpėtimtar dhe Zot pėr mua. Nė emėr tė Jezusit, Amen.


ME JEZUSIN NĖ ZEMRĖN TĖNDE TI JE I SHPĖTUAR — 30 

...Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e tij. Ai qė ka Birin, ka jetėn.... —1 Gjonit 5:11, 12

 "...Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar,...ka kaluar nga vdekja nė jetė". —Gjoni 5:24 

Kur trupi juaj vdes, ju banoni tek Zoti (2 Korintasve 5:8). 

...Krishti nė ju, shpresė lavdie. —Kolosianėve 1:27 

Nė se ju i jeni lutur Jezusit t'ua falė mėkatet tuaja dhe i besoni Jezu Krishtit si Shpėtimtarit tuaj, shkruani emrin tuaj mė poshtė:


SI TĖ VAZHDONI TĖ NDIQNI RRUGĖN E JEZUSIT — 31 

Lexoni vargje nga Bibla (Fjala e Perėndisė) ēdo ditė dhe I fshihni ato nė zemrėn tuaj duke pėrsėritur vargje tė veēanta qė ju ndihmojnė. (Shumė prej tyre janė nė kėtė libėr tė vogėl.)

 I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi. —2 Timoteut 3:16


BISEDO ME JEZUSIN GJATĖ LUTJES NĖ ĒDO KOHĖ — 32

Falendero Jezusin pėr tė gjitha tė mirat nė jetė. Lėvdoje Atė pėr gjėrat qė ka bėrė pėr ju dhe pėr shpėtimin e shpirtit tuaj. Lutju pėr ēdo nevojė qė ke. Lutju nė emėr tė Jezusit. 

...Nėse kėrkojmė diēka sipas vullnetit tė tij, ai na e plotėson. —1 Gjonit 5:14 

"...Ēdo gjė qė t'i kėrkoni Atit nė emrin tim, ai do t'jua japė". —Gjoni 16:23 

...Lutuni pėr njėri-tjetrin.... —Jakob 5:16 

"...Lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin". —Mateu 5:44


NJĖ LUTJE QĖ JEZUSI UA MĖSOI DISHEPUJVE TĖ TIJ — 33 

(Dishepull ėshtė njė person qė ndjek rrugėn e Jezusit.) 

Jezusi i tha dishepujve tė tij tė luten nė kėtė mėnyrė: 

"Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri Yt. Ardhtė mbretėria jote. U bėftė vullneti yt nė tokė si nė qiell. Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, ashtu siē ua falim ne fajtorėve tanė. Dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na ēliro nga i ligu, sepse jotja ėshtė mbretėria dhe fuqia dhe lavdia pėrjetė. Amen". —Mateu 6:9-13 

Kjo lutje duhet tė mėsohet pėrmendėsh. Besimtarėt shpesh e thonė kėtė lutje sė bashku me zė tė lartė.


DHJETĖ URDHĖRIMET E ZOTIT NA — 34, 35 
MĖSOJNĖ SE SI TĖ JETOJMĖ 

(Eksodi 20) 

Kater tė parat janė rreth dashurisė sonė pėr Zotin 

1. "Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para Meje". 

2. "Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje.... Nuk do tė pėrkulesh para tyre dhe as do t'i shėrbesh". 

3. "Nuk do ta pėrdorėsh emrin e Zotit, tė Perėndisė tėnd, kot". 

4. "Mbaje mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar". 

Gjashtė tė fundit janė rreth dashurisė pėr njeriun

 5. "Do tė nderosh atin tėnd dhe nėnėn tėnde". 

6. "Nuk do tė vrasėsh". 

7. "Nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore".

 8. "Nuk do tė vjedhėsh". 

9. "Nuk do tė bėsh dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd". 

10. "Nuk do tė dėshirosh...asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd". 

BINDJA NDAJ ZOTIT SJELL PĖRGJIGJET E LUTJEVE TONA Dhe ē'tė kėrkojmė, e marrim nga Ai, sepse zbatojmė urdhėrimet e Tij dhe bėjmė gjėrat qė janė tė pėlqyera prej tij. —1 Gjonit 3:22


DY URDHĖRIMET MĖ TĖ MĖDHA — 36 

Dashuria pėr Zotin 

1. Jezusi i tha: ""Duaje Zotin, Perėndinė tėnde me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendjen tėnde". Ky ėshtė urdhėrimi i parė dhe i madhi". —Mateu 22:37, 38

 Dashuria pėr njeriun 

2. "Dhe i dyti, i ngjashėm me kėtė, ėshtė: "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten"". —Mateu 22:39 

Tė dhjetė urdhėrimet (faqe 34 dhe 35) janė tė pėrfshira nė Dy Urdhėrimet Mė Tė Mėdha.

DASHURIA


DASHURIA ĖSHTĖ MĖ E MADHE SE ĒDO GJĖ — 37, 38

Kapitulli i dashurisė sė madhe. 

(1 Korintasve 13:1-8, 13) 

1Po tė flisja gjuhėt e njerėzve dhe tė engjėjve, dhe tė mos kisha dashuri, do tė bėhesha si njė bronz qė kumbon ose si cimbali qė tingėllon. 2Edhe sikur tė kisha dhuntinė e profecisė, edhe tė dija tė gjitha misteret dhe mbarė shkencėn dhe tė kisha gjithė besimin sa tė luaja nga vendi malet, por tė mos kisha dashuri, nuk jam asgjė. 3Edhe sikur tė ndaja gjithė pasuritė e mia pėr tė ushqyer tė varfėrit dhe ta jepja trupin tim qė tė digjej, e tė mos kisha dashuri, nuk do tė mė vlente asgjė! 4Dashuria ėshtė e durueshme; plot mirėsi; dashuria nuk ka smirė, nuk vė nė dukje, nuk krekoset, 5nuk sillet nė mėnyrė tė pahijshme, nuk kėrkon tė sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon pėr keq; 6nuk gėzohet pėr padrejtėsinė, por gėzohet me tė vėrtetėn, 7i duron tė gjitha, i beson tė gjitha, i shpreson tė gjitha, i mban ēdo gjė. 8Dashuria nuk ligshtohet kurrė; por profecitė shfuqizohen, gjuhėt pushojnė dhe njohuria do tė shfuqizohet. 13Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria. 

ZOTI ĖSHTĖ DASHURIA 

...Perėndia ėshtė dashuri; dhe ai qė qėndron nė dashuri, qėndron nė Perėndinė dhe Perėndia nė tė. 1 Gjonit 4:16


JEZUSI DO QĖ JU TĖ DĖSHMONI TEK TĖ TJERĖT — 39

  (nė shtėpi, shkollė, kishė e kudo) 

Jezusi tha: "Shko nė shtėpinė tėnde, te tė tutė dhe u trego atyre ēfarė gjėrash tė mėdha bėri Zoti dhe si pati mėshirė pėr ty". —Marku 5:19

 


SI TA NJIHNI NJĖ FĖMIJĖ TĖ VĖRTETĖ TĖ PERĖNDISĖ — 40, 41

 "Ju, pra, do t'i njihni profetėt nga frytet e tyre". —Mateu 7:20 

Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. —Galatasve 5:22

 NJĖ FĖMIJĖ I VĖRTETĖ I ZOTIT I FAL TĖ TJERĖT 

"Sepse nė qoftė se ju ua falni njerėzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falė edhe juve". —Mateu 6:14 7 

GJĖRAT QĖ ZOTI URREN 

Sytė krenarė, gjuha gėnjeshtare, duart qė derdhin gjak tė pafajshėm, zemra qė kurdis plane tė kėqija, kėmbėt qė turren shpejt drejt sė keqes, dėshmitari i rremė qė thotė gėnjeshtra dhe ai qė shtie grindje midis vėllezėrve. —Fjalėt e urta 6:17-19

VEPRAT E NATYRĖS MĖKATARE: 

...Kurorėshkelja, kurvėria,... idhujtaria, magjia, armiqėsimi,... mėritė, zėnkat,...smira, vrasjet, tė dehurit, dhe gjėra tė ngjashme me kėto,... ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė. —Galatasve 5:19-21 

...As homoseksualėt, as vjedhėsit, ...e as fajdexhinjtė.... —1 Korintasve 6:9-10 

LE T'JU MBUSHĖ JEZUSI ME SHPIRTIN E TIJ DHE T'JU PASTROJĖ 

Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat,...nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė. —1 Korintasve 6:11


FERRI ĖSHTĖ VEND I VĖRTETĖ — 42

(Lexo Luka 16:19-26.) 

Sigurohuni qė ju i besoni Jezu Krishtit. Ai do t'jua verė emrin tuaj nė Librin e tij tė Jetės. 

Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė Librin e Jetės, u flak nė liqenin e zjarrit. —Zbulesa 20:15


JEZUSI ĖSHTĖ RRUGA E VETME PER TEK PERENDIA — 43 

...Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e Tij. —1 Gjonit 5:11 

Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Jezu Krishtin, Zotin tonė. —Romakėve 6:23 

"Kush beson nė Birin ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė, por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė". —Gjoni 3:36

 Jezusi i tha: "Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje". —Gjoni 14:6


PARAJSA ĖSHTĖ NJĖ VEND I VĖRTETĖ — 44

Nė vizionin e tij tek Zbulesa 21, Gjonit iu shfaq njė parajsė e re e njė tokė e re. "Dhe Perėndia do tė thajė ēdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brengė, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme shkuan". Dhe ai qė rrinte mbi fron tha: "Ja, unė i bėj tė gjitha gjėrat tė reja".... —Zbulesa 21:4, 5

 Gjoni pa edhe qytetin e shenjtė, Jeruzalemin e ri, qė zbriste nga qielli prej Perėndisė. ...Qyteti ishte prej ari tė kulluar, i ngjashėm me kristal transparent. Themelet e murit tė qytetit ishin stolisur me gjithfarė gurėsh tė ēmuar.... —Zbulesa 21:18, 19


JEZUSI KA SHKUAR TĖ PĖRGATISĖ NJĖ SHTĖPI — 45
PĖR TĖ GJITHĖ ATA QĖ I BESOJNĖ ATIJ 

"Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t'ju thoja. Unė po shkoj t'ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t'ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t'ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju". —Gjoni 14:1-3 

TREGOJUA KĖTĖ LAJM TĖ MIRĖ TĖ TJERĖVE 

Jezusi tha: "Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese". —Marku 16:15 

...Ai qė shtie nė dorė shpirtėrat ėshtė i urtė. —Fjalėt e urta 11:30


PREMTIMET E ZOTIT PĖR FĖMIJĖT E TIJ — 46

 ..."Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis". —Hebrenjve 13:5

Sepse ai do tė urdhėrojė Engjėjt e tij tė tė ruajnė nė tė gjitha rrugėt e tua. —Psalmeve 91:11 

"...Askush nuk mund t'i rrėmbejė nga dora e Atit tim". —Gjoni 10:29 

"...Unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės". —Mateu 28:20 

"Mos ki frikė nga ato pėr tė cilat do tė vuash;...Ji besnik deri nė vdekje dhe unė do tė tė jap kurorėn e jetės". —Zbulesa 2:10 

"M'u drejto dhe unė do tė tė pėrgjigjem...." —Jeremia 33:3


JEZUSI PO VJEN PĖRSĖRI — 47 

Ēdo njeri do tė ringjallet nga vdekja. "...Po vjen ora kur tė gjithė ata qė janė nė varre do ta dėgjojnė zėrin e tij dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit". —Gjoni 5:28, 29 

Tė vdekurit nė Krisht do ringjallen tė parėt. Pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin. —1 Thesalonikasve 4:17

 "...Rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do tė jetė ai moment".—Marku 13:33


SI DO TĖ VIJĖ JEZUSI? — 48 

Ja, ai vjen me retė dhe ēdo sy do ta shohė atė.... —Zbulesa 1:7 

Kujdes nga krishtėr tė rremė e profetė tė rremė. "...Nė qoftė se dikush do t'ju thotė: "Ja, Krishti ėshtė kėtu", ose "Ėshtė atje", mos i besoni.... Nė qoftė se ju thonė: "Ja, ėshtė nė shkretėtirė", mos shkoni atje: "Ja, ėshtė nė dhomat e fshehta", mos u besoni". —Mateu 24:23, 26

 JEZUSI DO TĖ VIJĖ SHPEJT MBI RETĖ E QIELLIT 

"...Tė gjitha kombet e dheut...do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe lavdi tė madhe". —Mateu 24:30


PSALMI I BARIUT

(Psalmeve 23) 

1Zoti ėshtė bariu im, asgjė nuk do tė mė mungojė. 2Ai mė ēon nė kullota me bar tė njomė, mė drejton pranė ujėrave qė tė ēlodhin. 3Ai ma pėrtėrin shpirtin, mė ēon nėpėr shtigjet e drejtėsisė, nga dashuria qė ka pėr emrin e tij. 4Edhe sikur tė ecja nė luginėn e hijes sė vdekjes, nuk do tė kisha frikė nga asnjė e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janė ato qė mė japin zemėr. 5Ti shtron para meje tryezėn nė prani tė armiqve tė mi; ti vajos kokėn time me vaj, kupa ime po derdhet. 6Me siguri pasuria dhe mirėsi do tė mė shoqėrojnė nė gjithė ditėt e jetės ime; dhe unė do tė banoj nė shtėpinė e Zotit ditė tė gjata.


If you are interested in receiving additional Scripture booklets, write to the publisher in English at the address below or order online:

World Missionary Press, Inc. 
P.O. Box 120 
New Paris, Indiana 46553-0120 U.S.A.


World Missionary Press Home Page | Go to the Top of This Page

Hit Counter